Në Klinikën Kozle ndodhen 70 fëmijë, 10-të janë në mbështetje të oksigjenit dhe 15-të fëmijë me komplikime nga gripi janë shtruar në spital

Nga B.M
508 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 janar – Në Klinikën Universitare për Sëmundje Respiratore të Fëmijëve në Kozle aktualisht 70-të fëmijë janë shtruar në spital, nga të cilët 10-të janë në mbështetje të oksigjenit. Në spital janë shtruar edhe 15-të fëmijë te të cilët është konfirmuar virusi i gripit nga tipi A dhe kanë komplikime, deklaroi për MIA-n drejtoresha e Klinikës, prof.dr. Katerina Boshkovska.

Ajo theksoi se në Klinikë në bazë ditore bëhen ekzaminimet e 150 deri 200 fëmijëve.

Ajo sqaroi se simptomat e gripit zakonisht fillojnë me temepraturë të rritur, dhimbje në fyt, dhimbje të muskujve dhe kyçeve, rrjedhje nga hunda dhe kollë e thatë.

Rekomandim për prindërit në këtë periudhë, theksoi ajo, është të shmangen tubimet në hapësira të mbyllura, të mbahet higjiena personale me larjen e shpeshtë të duarve, të bëhet dezinfektimi i sipërfaqeve, në ushqim të ketë pemë dhe perime të freskëta dhe të qëndrohet në ajër të pastër. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër