Në mesin e grave të suksesshme në muzikë – Bebe Rexha shkëlqen në ‘Billboard Women in Music 2026’ me paraqitje të veçantë në tapetin e kuq

Nga D. V.
406 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ishte mes emrave që parakaluan në tapetin e kuq të eventit të rëndësishëm “Billboard Women in Music 2026”, i cili u mbajt të mërkurën (29 prill) në Hollywood Palladium në Los Angeles.

Eventi tradicional i Billboard-it nderon gratë më me ndikim në industrinë e muzikës, ndërsa këtë vit u drejtua nga moderatorja Keke Palmer.

Në mesin e të nderuarave ishin emra si Teyana Taylor (Visionary Award), Zara Larsson (Breakthrough Award), si dhe zërat e projektit KPop Demon Hunters’ HUNTR/X (Women of the Year Award).

 Bebe Rexha (Foto: Getty Images)

Po ashtu u vlerësuan edhe Thalia (Icon Award), Kehlani (Impact Award), Laufey (Innovator Award), Mariah the Scientist (Rising Star Award) dhe Tate McRae (Hitmaker Award). Ndërkohë, BINI dhe The Beaches morën çmimin e ri Global Force, të prezantuar nga Billboard Philippines dhe Billboard Canada.

Në këtë mbrëmje, Bebe Rexha u shfaq me një paraqitje tejet të guximshme dhe glam, duke marrë vëmendje me stilin e saj të veçantë.

 Bebe Rexha në Billboard Women in Music 2026 (Foto: Getty Images)

Artistja kishte zgjedhur një fustan të zi të ngushtë, me linja që theksonin siluetën, i kombinuar me një detaj pelushi/fur në nuanca rozë-gri mbi supe, që i jepte pamjes një prekje dramatike dhe luksoze.

Ajo e kompletoi look-un me çorape rrjete dhe taka elegante, ndërsa në qafë spikati me një kombinim aksesorësh – zinxhirë perlash dhe detaje “choker” me rripa, që i dhanë paraqitjes një frymë moderne dhe “edgy”.

 Bebe Rexha (Foto: Getty Images)

Me flokë bionde të prera në stil bob dhe grim të theksuar në sy, Rexha u shfaq tejet e sigurt në pozat e saj para fotografëve.

Pjesëmarrja e saj në “Billboard Women in Music 2026” vjen në një moment të rëndësishëm të karrierës, pasi këngëtarja është duke promovuar albumin e saj të katërt në ardhje, “Dirty Blonde”, i cili pritet të publikohet i plotë më 12 qershor.

 Bebe Rexha në Billboard Women in Music 2026 (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, ajo aktualisht po shijon suksesin e këngës hit të këtij albumi, “New Religion”, në bashkëpunim me Faithless, e cila është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe e ka ngjitur Bebën në krye të disa toplistave ndërkombëtare.

 Bebe Rexha (Foto: Getty Images)

 Bebe Rexha (Foto: Getty Images)

 Bebe Rexha (Foto: Getty Images)

 Bebe Rexha në Billboard Women in Music 2026 (Foto: Getty Images)

 Bebe Rexha në Billboard Women in Music 2026 (Foto: Getty Images)

 Bebe Rexha në Billboard Women in Music 2026 (Foto: Getty Images)

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër