Në Tetovë mbahet gara ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit

nga Xh M

Tetovë, 6 dhjetor – Në Fakultetin e Shkencave Teknologjike dhe Teknike pranë Universitetit të Tetovës sot po mbahet Gara e 5-të ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit.

Organizatorët njoftojnë se Komisioni Ndërkombëtar Organoleptik do t’i analizojë strishot e mjaltit nga garuesit – gjithsej 200 bletarë nga 15 shtete.

“Kjo ngjarje është rezultat i bashkëpunimit të shoqatave udhëheqëse të bletarëve nga rajoni, me një mision të përbashkët – promovimi i cilësisë, autenticiteti dhe inovacioni në produktet e bletëve, si dhe përforcimi i bashkëpunimit profesional mes bletarëve të Ballkanit”, informojnë organizatorët e ngjarjes.

Organizatorë janë Shoqata e bletarëve “Qyteti i Bletëve” – Tetovë, Shoqata e bletarëve të Prefekturës Tiranë, Shoqata e Mjaltit – Prishtinë, Shoqata e bletarëve Ulqin dhe Shoqata e bletarëve Apikula – Bujanoc.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More