Në VLEN askush më kundër VLEN-it, kujt i shërben krijimi i këtij subjekti?

Nga I.A
724 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 mars – Mbrëmë Alternativa, si partia e fundit brenda VLEN-it që ende nuk kishte shkrirë organet e saj partiake e ndërmori këtë hap. Me këtë vendim, tashmë brenda VLEN-it nuk ka mbetur asnjë zë kundër shndërrimit të tij në një subjekt të vetëm politik. Të gjitha partitë përbërëse janë rreshtuar në favor të këtij projekti, duke e bërë VLEN-in një realitet të konsoliduar në aspektin organizativ. Ky është një moment i rëndësishëm, sepse për herë të parë pas shumë viteve po ndodhë një bashkim i shumë partive që vërtetë kanë pasur por edhe kanë dallime të mëdha substanciale, shkruan Zhurnal.

Kujt i shërben VLEN-i si subjekt i vetëm?

Fuqizimi i faktorit politik shqiptar ka qenë historikisht i lidhur me koncentrimin e votës në dy subjekte të fuqishme politike. Fragmentimi ka sjellë shpesh defaktorizim, duke e dobësuar zërin e shqiptarëve në tavolinat e vendimmarrjes.

Krijimi i një subjekti të vetëm si VLEN, në këtë kontekst, ia mbyll hapësirën partnerëve të pushtetit për të luajtur lojën e “ping-pongut” politik pra, për çështje të rëndësishme nuk do të ketë më konsultime të ndara me liderë të ndryshëm, por një adresë të vetme.

Ky unifikim e bën më të vështirë për pushtetin të fragmentojë kërkesat shqiptare dhe e rrit peshën e negociatave të VLEN-it në raport me institucionet shtetërore.

VLEN-i si subjekt tashmë realitet, por pa program e vizion –

Megjithatë, fakti që VLEN gati më është shndërruar në një subjekt të vetëm nuk mjafton. Deri më tani mungon një program politik i qartë, një vizion i artikuluar dhe një ideologji e shkruar në letër. Nuk është e mjaftueshme të thuhet se “ideja gjendet gjatë rrugëtimit”, një subjekt politik duhet të ketë që në nisje një platformë të qartë që udhëheq vartësit dhe strukturat e tij.

Pa këtë bazë, rreziku është që VLEN të mbetet një bashkim formal pa përmbajtje, duke e vështirësuar konsolidimin e tij si faktor serioz. Sa më shpejt që ky subjekt të konsolidohet me program, ideologji, parametra organizativë dhe kritere të qarta aq më mirë do të funksionojë.

Vetëm kështu VLEN mund të shndërrohet nga një projekt teknik i shkrirjes së partive në një projekt politik me vizion afatgjatë, që i shërben fuqizimit të përfaqësimit shqiptar dhe stabilitetit politik në vend. Kujtojmë që, kjo mbetet jo vetëm dëshrië e kamotshme e shqiptarëve por edhe nevojë e domosdoshme aq më pak tani kur po cenohen themelet e Marrëveshjes paqësore të Ohrit. Vetëm shqiptarët e unifikuar kësisoji mund të neutralizojnë çfarë do lloj përpjekje dashakeqe kundrejt popoullit shtetformues, shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër