Nënkryetari i BDI-së Hoxha: Nuk hymë në Qeveri pa marrëveshje politike

Nga B.M
673 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 shkurt – Nënkryetari i BDI-së, Arjanit Hoxha në Click Plus në TV21, deklaroi se nuk do të hyjnë në Qeveri pa marrëveshje politike. Tutje, Hoxha tha se kjo është e vetmja Qeveri në historinë e shtetit që ndërtohet pa program politik të implementuar nga partitë politike shqiptare.

“Qëllimet e Mickoskit kanë qenë të qarta. Si ta dobëson pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të hakmerret për të gjithë ato të arritura të shqiptarëve që kanë ndodhur në formë të natyrshme. Dhe i duheshte një grusht njerëzish për ta legjitimuar politikën e tij. Se nëse ata nuk do të ishen pjesë e qeverisë nuk do të kishte se si të mbetet barra mbi ata. Pse nuk e provuan ata, që siç thonë po të ikim ne do hyjë BDI-ja. Nuk hyn BDI-ja në Qeveri është thënë shumë herë, po e them edhe unë si nënkryetar se BDI-ja nuk hynë në Qeveri nëse ata dalin. Nuk mund të hysh në Qeveri pa marrëveshje politike. Është qeveria e parë në historinë e shtetit që ndërtohet pa program politik të implementuar nga partitë politike shqiptare”, tha nënkryetari i BDI-së, Arjanit Hoxha në Click Plus.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër