Nënkryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Abdush Demiri, ka deklaruar se procesi i votimit në Komunën e Bërvenicës po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa pengesa.

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 tetor, Zhurnal.mk – Demiri, i cili sot qëndron në Bërvenicë së bashku me kryetarin e KSHZ-së, Bojan Mariçiç, tha se bashkë me kolegët kanë vizituar disa vendvotime në këtë komunë, ku kanë konstatuar se procesi zgjedhor po zhvillohet në atmosferë të qetë, përcjell TS.

“Bashkë me kolegët e KSHZ-së ishim në disa vendvotime në Komunën e Bërvenicës. Procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe nuk ka pengesa. Sipas informacioneve që marrim, votimi po zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe pa probleme”, u shpreh Demiri.

Ai bëri të ditur se deri në orën 11:00, dalja e qytetarëve në votime ka arritur në 9,11 për qind, duke shënuar një rritje prej 0,77 pikë përqindjeje në krahasim me rrethin e kaluar.

Demiri shprehu pritjen që procesi të vazhdojë në të njëjtën mënyrë deri në mbylljen e vendvotimeve, në orën 19:00.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër