Tiranë, 23 tetor, Zhurnal.mk – Në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë u zhvillua sot ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes zyrtare për pjesëmarrjen e vendit tonë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.
Marrëveshja u nënshkrua nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji dhe komandanti i ISF, gjeneral major Jasper Jeffers.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Eric Wendt.
Në lidhje me këtë marrëveshje, ministri Nufi u shpreh se si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Shqipëria riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes, garantimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për një stabilitet të qëndrueshëm në Gaza.
