Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Avokatit të Popullit për të drejtat e njeriut

Nga Xh M
393 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 prill Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se sot është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Avokatin e Popullit, Faton Selami, me qëllim forcimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Në njoftimin e tij, Gashi theksoi se ky bashkëpunim përfaqëson një angazhim të përbashkët për avancimin e sundimit të ligjit dhe ndërtimin e institucioneve më transparente dhe më të përgjegjshme. Ai shtoi se përmes këtij partneriteti synohet rritja e efikasitetit në zbatimin e rekomandimeve, përmirësimi i llogaridhënies institucionale dhe garantimi i një mbrojtjeje më të fuqishme për të drejtat e qytetarëve.

Sipas tij, marrëveshje të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e mekanizmave demokratikë dhe në rritjen e besimit të publikut ndaj institucioneve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër