Nëntë vite – Adri dhe Iliriana publikojnë fotografi të rrallë nga fejesa

Nga D V
1,041 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dyshja e njohur për publikun, Iliriana Sadriu dhe Adri Rrogaqi, po shënojnë një datë të rëndësishme në historinë e tyre të dashurisë.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 ka rikujtuar përmes rrjeteve sociale një nga momentet më të bukura të çiftit, duke publikuar një fotografi nga dita e fejesës së tyre.

Në imazhin e ndarë me ndjekësit, Iliriana dhe Adri shfaqen pranë tortës së festës, teksa shkëmbejnë unazat dhe duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

 Foto: Instagram

Fotografinë nostalgjike dhe të rrallë nga fejesa, ajo e ka shoqëruar me një urim të shkurtër.

“Urime përvjetori i fejesës sot nëntë vite”, ka shkruar ajo.

Çifti ka mbushur kështu nëntë vite nga fejesa, duke dëshmuar ndër vite një lidhje të qëndrueshme dhe të mbushur me dashuri e përkushtim.

Për rikujtim, të njëjtit u martuan në tetor të vitit 2024, në vitin kur dolën nga Big Brother.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër