Nesër protesta nga LSM, regjim i veçantë komunikacioni në Shkup

Nga D. V.
1,044 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 mars – Më 14.03.2026 në orën 12:05, në organizim të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, do të mbahet protestë me itinerarin e lëvizjes që fillon nga përpara ndërtesës së LSM-së në rr. “Mirçe Acev”, majtas përgjatë rr. “Filipi i 2-të i Maqedonisë”, djathtas përgjatë rr. “11 Tetori”, drejt përgjatë rr. “Dimitrie Çupovski”, djathtas përgjatë rr. “Vasill Gllavinov”, drejt përgjatë bul. “VMRO”, majtas përgjatë bul. “Ilinden” deri te Qeveria e R. së Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Për këto arsye, Njësiti për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët e lartpërmendura në qytetin e Shkupit.

MPB u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër