Neymar zbulon prapaskenat e “çmendura”: Kylian Mbappen e quaja “Djaloshi i Artë”, por kur erdhi Lionel Messi u bë xheloz

Nga D. V.
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sulmuesi brazilian Neymar ka zbuluar se ka pasur pak raporte të tensionuara me Kylian Mbappes shkaku i Lionel Messit.

Ai ka deklaruar se francezi ishte bërë xheloz shkaku i afërsisë së tij me Lionel Messin dhe që atëherë nisën problemet.

“Kam pasur pak probleme me të, kishim një grindje të vogël por në fillim ishte themelor. E quaja ‘Djaloshi i Artë’”.

“Gjithnjë bisedoja me të, luaja së bashku dhe i thosha se do të jetë një nga më të mirët, gjithmonë e kam ndihmuar dhe biseduar. Vinte tek shtëpia ime për të ngrenë drekë, por kur Messi erdhi, ai u bë xheloz. Nuk donte të më ndante me askënd dhe nga aty filluan grindjet”.

“Përpos grindjeve, e pashë edhe një ndryshim në sjellje”, deklaroi ai.

Pavarësisht që PSG-ja atë kohë kishte emra të mëdhenj, sidomos në sulm ku Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe prinin – ata nuk arritën ta fitojnë trofeun më të rëndësishëm në histori, pra Ligën e Kampionëve.

Skuadra franceze u eliminua në dy vitet me treshen sulmuese, pastaj secili i ndau rrugët. Messi fillimisht kaloi te Inter Miami si agjent i lirë, Neymar u shit te Al Hilal, derisa Mbappe priti deri kur u bë agjent i lirë për t’iu bashkuar Real Madridit.

Pa këta tre, PSG-ja e ndryshoi tërë sistemin për ta emëruar Luis Enrique, gjë që rezultoi vendim i qëlluar pasi vitin e kaluar fituan Ligën e Kampionëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër