Nga mesnata derivatet e naftës me çmim më të lirë

nga D. V.

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,09 % në raport me vendimin e datës 12.12.2025.

Nga data 16.12.2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95                                     73,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98                                     75,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V)                                 66,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1)           65,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU                                              32,635 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) ulen për 2,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,248 den/kg dhe do të jetë 32,635 den/kg.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 16.12.2025

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More