Nga urrejtja te miqësia, Albërie Hadërgjonaj flet për raportin me ish-bashkëshortin: Më humbi disa vite të jetës, por…

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

E ftuar sonte në ‘Live me Luizin’, këngëtarja e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj rrëfeu se si kishte ndikuar divorci në jetën e saj si dhe foli për marrëdhënien që ajo ka sot me ish-bashkëshortin.

Ajo shprehu se sot gëzon respekt të madh për ish-bashkëshortin edhe pse shtoi se vitet e para pas ndarjes e urrente sepse ‘më humbi disa vite të jetës sime.

Pjesë nga biseda:

Albërie Hadërgjonaj: Sot jemi miq shumë të mirë

Luizi: Takoheni në raste ditëlindjesh të gocave apo mbesave

Albërie Hadërgjonaj: Patjetër, ai është flori, është djalë shumë i mirë

Luizi: A e ka menduar të rikthehet tani vonë?

Albërie Hadërgjonaj: Atë nuk e di, por duket që është shumë firendly, kështu që

Luizi: Për vite ti s’ke dashur ta shohësh me sy, madje kishe krijuar dhe një urrejtje, kurse sot më thua kam raporte të mira me të, si erdhi kjo?

Albërie Hadërgjonaj: Po e urreja të them të drejtën, e urreja për shumë vite që më humbi të jetës time. Do të doja shumë që çdo vajzë të kishte frenat e jetës së vet në dorë, as nëna, as baba, as vllai, as tezja, as halla, askush. Gjithkush duhet të vendosë për atë që atë e bën të ndjehet mirë. Pastaj njerëzit do të flasin. Unë sot jam si pasha, njerëzit le të flasin.

Luizi: A ke menduar ta rigjesh prap, dashuria është fjalë e madhe, po një partner?

Albërie Hadërgjonaj: Gjyshi im thoshte, për grua, burrë dhe autobus, kurrë mos prit, se ka boll.

Zoti e ka krijuar që të kesh një partner jete. Edhe kur të jesh në moshë, je i ri, ke nevoja biologjike, janë të tjera kërkesa.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër