Ngërçi institucional, Haxhiu diskuton me ambasadorin britanik

Nga D. V.
446 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 gusht, Zhurnal.mk – U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe situatën institucionale në vend.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është diskutuar për nevojën e dialogut politik dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për ngërçin aktual institucional.

Haxhiu ka theksuar rëndësinë që institucionet e vendit të formohen sa më parë, në përputhje me rendin kushtetues në mënyrë që Kosova të mund të vazhdojë përpara.

Gjatë takimit, U.D. Presidentja ka vlerësuar edhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke e cilësuar atë partner të rëndësishëm të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër