Ngjarje tronditëse në Austri, një kosovar dyshohet se mbyti ish-bashkëshorten

Nga D. V.
398 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vjen, 6 prill, zhurnal.mk – Një krim i rëndë ka tronditur Austrinë, ku një grua 38-vjeçare është gjetur e pajetë në oborrin e një shtëpie, me lëndime të rënda në kokë.

Sipas raportimeve, viktima ishte shtetase serbo-kosovare, ndërsa i dyshuari kryesor është bashkëshorti i saj, nga i cili ajo jetonte e ndarë, transmeton albinfo.at.Sipas mediave austriake, burri ishte austriak, me rrënjë nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30 në Sooß, Komuna Baden, në Austrinë e Ulët.

Policia ka reaguar shpejt dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

Sipas informacioneve të para nga mediat austriake, dyshohet se arma e krimit ka qenë një kaçavidë, me të cilën viktima është goditur për vdekje.

Gruaja ishte nënë e katër fëmijëve, derisa burri 47 vjeç.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet pritet të publikojnë detaje të reja në orët në vijim./abinfo/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër