Ngrihet taskforcë për Samitin e NATO-s në Tiranë

Nga D. V.
686 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 maj Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se sot është ngritur një taskforcë për organizimin e Samitit të NATO-s, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë.

Në një konferencë për mediet, Nufi në interes të pyetjes së një gazetareje për disa detaje nga organizimi i Samitit të NATO-s në Tiranë, nënvizoi se po vijojnë përgatitjet institucionale dhe koordinimi mes strukturave përkatëse.

“Kemi ngritur një taskforcë për zhvillimin e Samitit të NATO-s. Nuk e kemi ende të përcaktuar vendndodhjen e samitit, por NATO merr masa të jashtëzakonshme sigurie për organizimin e këtyre ngjarjeve. Shqipëria ka treguar sukses në organizimin e samiteve në Tiranë, gjë që na bën krenarë për angazhimin dhe kapacitetet tona”, deklaroi Nufi.

Ai theksoi se Shqipëria mbetet një partner dhe aleat i besueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një kontribuese aktive në kuadër të Aleancës.

“Shqipëria mbetet aleat i besueshëm i SHBA-së. Shqipëria e dënon regjimin në Teheran që është vrastar për popullin e vet dhe ne kemi përballuar sulme kibernetike të sponsorizuara nga Irani”, u shpreh ministri.

Ai shtoi se vendi ynë ka përputhje të plotë politike dhe strategjike me partnerët amerikanë në çështjet ndërkombëtare dhe mbetet i angazhuar në mënyrë të palëkundur ndaj detyrimeve të Aleancës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër