Shkup, 26 shator – Ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në Maqedoni do të jetë projekti më i rëndësishëm hekurudhor për gjithë Evropën Juglindore, do të sjellë përfitim të madh ekonomik dhe rajonal si dhe dukshëm do ta ulë kohën e udhëtimit nga Shkupi deri në Selanik dhe në Athinë, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski.
“Pas një periudhe të gjatë kohore po bisedojmë me Greqinë për lidhshmërinë, ekonominë, biznesin, për atë që e bën jetën. Hekurudha e shpejtë aq sa është përfitim për Maqedonisë, shumë më shumë është përfitim për Greqinë, veçanërisht që do t’i hapë para se gjithash portet e Selanikut dhe Athinës drejt Evropës Qendrore. Ndërtimi i hekurudhës së shpejtë në të cilin trenat transportues do të qarkullojnë nga 120km/orë, vetëm në vitin e parë pas ndërtimit të tij, të ardhurat aktuale prej 12 milionë eurosh për dy kompanitë hekurudhore të Maqedonisë do të shkojnë në 120 milionë. E njëjta gjë do të vlejë edhe për portet greke, të cilat do ta ndryshojnë plotësisht ekonominë në të gjithë këtë rajon”, tha Nikolloski.
Zëvendëskryeministri ka informuar se autoritetet greke pajtohen që, vitin e ardhshëm të fillojnë të ndërtojnë hekurudhë me dy binarë pas shembullit të Maqedonisë nga Selaniku deri në Gjevgjeli, ndërsa drejtorët e ndërmarrjeve hekurudhore të të dy vendeve tashmë i harmonizojnë detajet teknike.
“Kjo do të thotë se nga Shkupi në Selanik do të udhëtohet për 1 orë e 20 minuta, ndërsa deri në Athinë për jo më shumë se 4 orë dhe mendoj se kjo plotësisht do ta ndryshojë mënyrën e jetës në një pjesë të Evropës. Ashtu që hekurudha e shpejtë do të bëhet projekti infrastrukturor ekonomik më i rëndësishëm për gjithë Evropën Juglindore”, përmendi zëvendëskryeministri dhe ministër Aleksandar Nikolloski.
Për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë tha se pret të fillojë me ndërtim deri në fillim të vitit të ardhshëm.