VMRO: LSDM pa kredibilitet për luftën kundër drogës, përgjigjet t’i kërkojë te Zaev

Nga admin
350 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 1 shkurt – Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja i është kundërpërgjigjur LSDM-së. Sipas partisë në pushtet, tentimet e opozitës për të hapur tema për rastin e drogës janë dyfytyrësi dhe kanë për qëllim defokusimin e opinionit. VMRO-ja thotë se LSDM-ja në vend që të pyes institucionet, përgjigjet duhet t’i kërkojë të siç thekson pronari i fabrikës së marijuanës dhe ish kryeministri Zoran Zaev. Nga kjo parti theksojnë se pikërisht në kohën e qëverisjes së LSDM-së u miratuan vendime dhe zgjidhje ligjore lidhur me prodhimin e kanabisit. VMRO thotë se LSDM-ja nuk ka kredibilitet të flasë për luftën kundër kriminalitetit dhe drogës, duke e akuzuar opozitën se pikërisht në kohën e tyre u krijuan, siç thonë, kushte për zgjerimin e industrisë së kanabisit dhe bizneseve të dyshimta të lidhura me të.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër