Tiranë, 17 shtator, Zhurnal.mk – Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme po zhvillohet protesta e radhës jashtë ambienteve të Kuvendit, aty ku po mbahet edhe seanca plenare.
Ndërkohë në nisje të seancës, kryetari Niko Peleshi ka mbajtur fjalën hapëse për vendimin e Hagës për krerët e UÇK-së, ndërsa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi në seancën e sotme plenare heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për “Statusin e Magjistratëve”.
