Nis ndërtimi i fabrikës së municionit në Jahoc, Ministria e Mbrojtjes: prodhimi testues deri në fund të vitit, ekspertët dyshojnë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Punimet për fabrikën e parë të municionit në Kosovë kanë nisur në terrenin e Jahocit të Gjakovës, ku punëtorët dhe makineritë e rënda po përgatisin hapësirën për kompleksin industrial. Ministria e Mbrojtjes e ka vënë si objektiv që municionet e para testuese “Made in Kosova” të prodhohen para përfundimit të këtij viti, por ekspertët e sigurisë shprehin dyshime nëse ky afat mund të përmbushet.

Zbatimi i projektit, sipas ministrisë, po ecën në përputhje me ritmin e planifikuar dhe me marrëveshjen e lidhur me MKE-në, kompaninë shtetërore turke të industrisë së mbrojtjes. Shefja e kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Liridona Gashi, ka sqaruar se punimet tashmë kanë filluar dhe po vijojnë sipas marrëveshjes me MKE-në, ndërsa kalendari parashikon fillimin e prodhimit të parë testues deri në fund të këtij viti.

Sipas saj, investimi nuk kufizohet vetëm në ngritjen e një fabrike, por parashikon një kompleks industrial për prodhimin e municioneve, të pajisur me infrastrukturë mbështetëse, laboratorë për testim e kalibrim, depo dhe objekte të tjera të domosdoshme për funksionimin e tij. Për ta vënë kompleksin në punë, megjithatë, nuk mjafton vetëm përfundimi i ndërtesës.

Nevojiten një bazë ligjore dhe përmbyllja e procedurave administrative, krahas vendosjes së teknologjisë, përgatitjes së stafit dhe përmbushjes së standardeve të sigurisë. Pikërisht këto kërkesa i bëjnë ekspertët të dyshojnë te realizimi në kohë i prodhimit testues. Hysen Gecaj, njohës i çështjeve të sigurisë, e konsideron të pamundur nisjen e prodhimit të municioneve brenda një periudhe kaq të shkurtër.

artikuj të ndërlidhura