Nisin punimet në pesë rrugë, Beqiri paralajmëron vazhdimin e asfaltimit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Haraçinë, 20 tetor Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka njoftuar se ka nisur asfaltimi i pesë rrugëve në komunë.

Sipas njoftimit të tij, punimet përfshijnë rrugën te Basria i Hoxhëve, rrugën te Qenan Haraçina dhe Liridon Bajrami, rrugën te Nexhmedin Jaija, rrugën në drejtim të Xhamisë Rezistenca, si dhe Rrugën 11.

Beqiri ka bërë të ditur se pas përfundimit të këtyre punimeve, asfaltimi do të vazhdojë edhe në Orllancë, Grushinë dhe në Rrugën 10.

“Nuk ka të ndalur, vetëm punë për Haraçinën tonë”, ka shkruar Beqiri në statusin e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër