Shkup, 14 shtator, Zhurnal.mk – Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka filluar procedurë kundër një personi 39-vjeçar të fshatit Çerkez, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “Rrezikim i sigurisë”.
Prokuroria Publike informon se i dyshuari, në mesazhe përmes rrjeteve sociale, e ka fyer dhe kërcënuar Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Duke vlerësuar rrethanat e kryerjes së krimit, rrezikun e arratisjes, dhe veçanërisht faktin se i dyshuari duket të jetë kryerës i krimeve të tjera në fushën e krimit të dhunshëm “dhunë, fajde dhe një numër të madh kundërvajtjesh për prishjen e rendit dhe qetësisë publike”, prokurori publik i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për caktimin e masës së paraburgimit”, sqarojnë nga Prokuroria Publike.
