Një delegacion qeveritar në Paris në takime me përfaqësues të lartë të UNESKO-s

Nga B.M
734 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 shkurt – Një delegacion qeveritar i përbërë nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, shefi i diplomacisë Timço Mucunski, ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Muhamet Hoxha, kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov dhe kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot dhe nesër do të qëndrojë për një vizitë pune dyditore në Paris.

 Në kuadër të vizitës, delegacioni do të takohet me Kaled El-Enani, drejtor i përgjithshëm i UNESKO-s, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të UNESKO-s, njoftoi pres shërbimi qeveritar.

Në takim do të potencohen angazhimet e forta të Qeverisë për ruajtjen e statusit të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit. Gjithashtu do të theksohet se shteti po krijon një sistem mbrojtjeje që garanton ruajtjen e integritetit dhe autenticitetit të rajonit të Ohrit si një vlerë e jashtëzakonshme universale.

Delegacioni do të përqendrohet  edhe në masat që Qeveria i ndërmerr, si dhe në faktin që institucionet kompetente po bëjnë përpjekje maksimale për të zbatuar rekomandimet e misioneve reaktive (2020 dhe 2024) dhe Planin Strategjik për Rehabilitim.

Në kuadër  të vizitës, sot është planifikuar një takim me Ernesto Otone, ndihmësdrejtor i përgjithshëm i UNESKO-s përgjegjës për kulturë, pastaj me Kongker Mohamad Talha, kryetar i sesionit të 43-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESKO-s, ndërsa nesër delegacioni do të takohet me Naser bin Hamad Al Hinzab, kryetar i Këshillit Ekzekutiv të UNESKO-s.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër