Një këngë që prek shpirtin, “RABIJA” nuk është thjesht muzikë, është një amanet!

Nga Xh M
621 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Është publikuar kënga më e re “RABIJA” nga Argjend Gjigja, një projekt muzikor me ngarkesë të thellë emocionale dhe personale.

Artisti ka bërë të ditur se kjo këngë është një dedikim për nënën e tij, e cila ka ndërruar jetë, duke e cilësuar atë si një amanet që ai e sjell përmes muzikës. Sipas tij, pas një periudhe të gjatë tërheqjeje dhe reflektimi, ai ka ndjerë nevojën të rikthehet me një projekt që pasqyron historinë dhe ndjenjat e tij më të thella.

“Para se të jem artist, jam biri i një gruaje që sakrifikoi gjithçka për zërin tim”, është një nga mesazhet që shoqëron publikimin e kësaj kënge.

Projekti muzikor është realizuar nga producenti Lazar Cvetkoski, i cili ka punuar në kompozim, produksion, miksim dhe masterizim, ndërsa tekstin e kanë shkruar vetë artisti së bashku me Faik Selimi.

Kënga është shoqëruar edhe me videoklip, i realizuar nga një ekip profesional, duke sjellë një rrëfim vizual që përforcon mesazhin emocional të projektit.

“RABIJA” është pritur mirë nga publiku, duke marrë reagime të shumta dhe shpërndarje në rrjetet sociale menjëherë pas publikimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër