“Një përvojë torturuese” – Doja Cat rrëfen për herë të parë betejën me problemet e shëndetit mendor: Është e tmerrshme, kam vuajtur prej vitesh!

Nga Xh M
898 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Këngëtarja Doja Cat ka treguar për herë të parë se vuan nga çrregullimi kufitar i personalitetit, duke e përshkruar si një përvojë “torturuese” dhe duke shtuar se ka luftuar me këtë çrregullim për vite me radhë.

Në një video që postoi në TikTok, këngëtarja 30-vjeçare foli hapur për shëndetin e saj mendor dhe trajtimin që ka ndjekur. Ajo rrëfeu: “Që në moshë shumë të vogël më mësuan të bëja sikur i pëlqejnë gjërat, të bëja sikur isha e lumtur dhe sikur gjithçka ishte mirë.”

Shtypja e vazhdueshme e emocioneve, sipas saj, ndikoi thellë dhe solli diagnozën. “Përfundimisht, kjo të kap. Dhe tani unë vuaj nga çrregullimi kufitar i personalitetit,” shtoi ajo.

Doja Cat theksoi gjithashtu se ka qenë në terapi për vite me radhë dhe vazhdon të ndjekë një rrugëtim personal të shërimit dhe vetëpërmirësimit. “Ndihem shumë e lehtësuar dhe krenare për veten time. Kam bërë një rrugë të gjatë, edhe pse ende bëj gabime,” tha këngëtarja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër