Një yll në ngritje, Florela Çoçaj shkëlqen krah babait të saj Flori Çoçaj, me këngën e re “Bjer o shi”

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një bashkëpunim i veçantë familjar po vjen në skenën muzikore shqiptare. Florela Çoçaj ka bashkuar zërin dhe talentin e saj me babanë, këngëtarin e njohur Flori Çoçaj, duke sjellë projektin e ri muzikor të titulluar “Bjer o shi”.

Ky projekt shënon një moment të veçantë për Florelën, e cila vjen krah babait të saj në një interpretim që i jep këngës një emocion të veçantë dhe e bën këtë bashkëpunim edhe më domethënës.

Për tekstin dhe muzikën është kujdesur vetë Flori Çoçaj, ndërsa orkestrimi është realizuar nga Nexhat Mujovi – Virusi. Videoklipi është realizuar nga MProduction, kurse producent ekzekutiv i projektit është Flori Çoçaj.

Kënga publikohet nga Baresha Network dhe tashmë është në dispozicion të publikut.

“Bjer o shi” vjen si një bashkëpunim që bashkon muzikën, emocionin dhe lidhjen babë e bijë, duke i dhënë Florelës një hapësirë të veçantë për të prezantuar veten para publikut.

artikuj të ndërlidhura