Njoftim i rëndësishëm nga MPB: Ka ndryshuar orari i punës për dhënien e lejeve për udhëtim të fëmijëve në ndërtesën e TVM-së

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët për ndryshimin në orarin e punës të sportelit për dhënien e „Lejeve për udhëtim jashtë vendit për persona të mitur“ (fëmijë deri në 14 vjeç), i vendosur në ndërtesën e MRTV në Shkup.

Sipas vendimit të ri, shërbimi në Departamentin për punë administrative – Shkup do të jetë i disponueshëm për qytetarët nga e hëna deri të premten, në periudhën nga ora 09:00 deri në 17:00.

Nga policia gjithashtu njoftojnë se të shtunën ky sportel nuk do të punojë.

MPB apelon tek të gjithë qytetarët që kanë nevojë për këtë shërbim të planifikojnë me kohë vizitat e tyre sipas orarit të ri të punës, me qëllim që procedura për dhënien e lejeve të zhvillohet pa pengesa dhe në mënyrë efikase.

artikuj të ndërlidhura