Nufi: Shqipëri-Itali, konsolidim të partneritetit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi vlerësoi sot atasheun ushtarak italian, kolonel Agostino Piccirillo, në përfundim të mandatit të tij në vendin tonë.

Kolonel Piccirillo është vlerësuar nga Nufi për profesionalizmin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të mbrojtjes, si dhe në avancimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në fusha me rëndësi strategjike.

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, Nufi nënvizoi se, “Shqipëria dhe Italia synojnë të vijojnë konsolidimin e një partneriteti afatgjatë në fushën e mbrojtjes, të mbështetur në rezultate konkrete dhe në përballimin e përbashkët të sfidave që burojnë nga një mjedis evropian i sigurisë në zhvillim të vazhdueshëm”.

Në këtë frymë bashkëpunimi dhe në prani të ambasadorit të Italisë në Tiranë, Marco Alberti, është mirëpritur edhe atasheun i ri ushtarak italian, kolonel Davide Valente.

Në fund të postimit të tij, duke e uruar kolonelin Valente në misionin e ri, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ndau bindjen se dy vendet tona do të vijojnë të thellojnë bashkëpunimin në modernizimin e mbrojtjes, zhvillimin e kapaciteteve ushtarake, industrinë e mbrojtjes, arsimimin dhe stërvitjen ushtarake, si dhe rritjen e gatishmërisë operacionale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër