Tiranë, 1 korrik Zhurnal.mk – Njëri prej protestuesve njoftoi se të enjten do të mbahet një tjetër protestë, në orën 10 para Parlamentit, si revoltë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve më 30 qershor.
Ai u bëri thirrje efektivëve që të kenë kujdes sepse populli mund t’i çojë edhe në burg.
“Dje forcat e policisë kanë ushtruar dhunë të neveritshme, prandaj nesër të gjithë në orën 10:00 te Kuvendi. Policët të kenë kujdes sepse qytetarët kanë në dorë t’ju pushojnë nga puna dhe t’ju çojnë në burg.
Parlamenti është i yni jo i atyre, ju nuk na përfaqësoni, nuk përfaqësoni diasporën, aspiratat tona. Nesër te Kuvendi do t’i ndalojmë të futen”, tha protestuesi.
