Obeziteti është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për vdekshmërinë e parakohshme, Shoqata OBEM nis një fushatë edukative

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 mars – Shoqata Shkencore për Obezitet OBEM nis një fushatë edukative nën moton “Rrethi i mbështetjes – që pesha të bëhet më e lehtë”, me rastin e Ditës Botërore të Obezitetit.

Shoqata thekson se situata me mbipeshën dhe obezitetin në vend është alarmante dhe se ne përfshihemi në kategorinë e vendeve me shkallë të lartë të vdekshmërisë së parakohshme nga sëmundjet jo-ngjitëse, ku obeziteti është një nga faktorët kryesorë të rrezikut.

Pas ngjarjes, është paralajmëruar fjalim nga kryetari i Shoqatës OBEM Irfan Ahmeti, Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore Sasho Klekovski dhe Shefi i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vend, Akim Ali.

artikuj të ndërlidhura