OBRM-PDUKM: Këshilli Gjyqësor që e mbron LSDM-ja, ka vendosur gjykatës të BDI-së kryetar të Gjykatës së Lartë

nga D V

Shkup, 11 mars – Nga OBRM-PDUKM thonë se Këshilli Gjyqësor emëroi një gjyqtar të BDI-së për kryetar të Gjykatës Supreme.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se e gjithë kryesia LSDM-së është peng i BDI-së dhe bën çfarë të dojë BDI-ja.

“Si mund të ketë luftë efektive kundër korrupsionit kur aktorët kryesorë në qarqet gjyqësore dhe prokuroriale janë bandat e BDI-së dhe LSDM-së?

Lufta e LSDM-së është një luftë për strukturat kriminale në drejtësi që janë nën kontrollin e tyre dhe që synojnë shpëtimin e të afërmve të tyre në procedim penal. LSDM është nervoz për sulmet ndaj OBRM-PDUKM-së, sepse ne i kemi shpallur luftë kriminelëve në të gjitha nivelet, përfshirë edhe ata në gjyqësor”.

“LSDM është mësuar me gjyqtarë si Nakje Georgiev, Ilija Trpkov, Daniela Aleksovska Stojanovska dhe prokurorë si Ixhet Memeti. Prandaj lufta është për mbrojtjen e njerëzve si ata, të cilët ndjekin urdhrat”, thonë nga OBRM-PDUKM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More