Mickoski për mbylljen e dialogut pas monitorimit me Këshillin e Evropës: Me këtë Evropa njeh se jemi një demokraci e pjekur dhe se kemi një qeveri funksionale e cila kujdeset për të ardhmen e këtij shteti

Nga B.M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 janar – Kjo është një ngjarje, krah për krah me ditën e shpalljes së pavarësisë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski për mbylljen e dialogut pas monitorimit të Maqedonisë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE).

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski komentoi paralajmërimet për “non paper” nga eurokomisionerja Mart Kos, në lidhje me statusin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, ku parashihet edhe anëtarësim pa të drejtë vote.

Ai tha se qëndrimi i qeverisë është që duhet të punojmë dhe të bëjmë gjithçka që duhet, që ta realizojmë qëllimin tonë të dytë strategjik , anëtarësimin e plotë në BE.

“Nuk do të jetë lehtë, sepse qeveria e kaluar bëri komplikim të atillë me procesin eurintegrues, duke i dorëzuar të gjitha pozitat që ishin arritur paraprakisht në dekadat e fundit”, tha Mickoski.

Ai tha se njëherë do ta shikojë non paperin.

artikuj të ndërlidhura