Olivia Cooke shkëlqen në premierën e “House of the Dragon 3”, producentët premtojnë sezonin më spektakolar deri më sot

Nga D. V.
610 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Aktorja Olivia Cooke tërhoqi gjithë vëmendjen në premierën botërore të sezonit të tretë të House of the Dragon në Londër, ku u shfaq me një fustan të bardhë elegant dhe dramatik në stil princeshe.

Ylli 32-vjeçar, e njohur për rolin e Mbretëreshës Alicent Hightower, parakaloi në tapetin e kuq së bashku me kolegët e saj në një event që mblodhi kastin kryesor të serialit të suksesshëm.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe Matt Smith, i cili interpreton Daemon Targaryen. Aktori 43-vjeçar u paraqit me një kostum klasik të zi, duke kompletuar pamjen me syze dielli modern, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Emma D’Arcy, që luan Rhaenyra Targaryen, zgjodhi një stil minimalist dhe elegant, duke tërhequr po ashtu vëmendjen e fotografëve.

Premiera vjen pak ditë pasi bashkëkrijuesi i serialit, Ryan Condal, deklaroi se sezoni i tretë do të sjellë skena të papara më herët në televizion.

Sipas tij, disa nga betejat dhe sekuencat e reja janë realizuar në një shkallë kaq të madhe sa mund të konsiderohen ndër më ambiciozet e prodhuara ndonjëherë për ekranin e vogël.

Sezoni i tretë i serialit do të nisë transmetimin më 22 qershor dhe do të përbëhet nga tetë episode.

Historia do të vazhdojë menjëherë pas ngjarjeve dramatike të sezonit të dytë, ku konflikti mes familjes Targaryen u shndërrua në një luftë civile të hapur.

Një nga momentet më të shumëpritura pritet të jetë “Beteja e Grykës”, e konsideruar si një nga përplasjet më të mëdha dhe më të përgjakshme në historinë e Westerosit.

Fansat kanë reaguar me entuziazëm pas publikimit të trailerit zyrtar, duke e cilësuar sezonin e ri si më të errët, më epik dhe më emocionues se kurrë.

Me rikthimin e emrave kryesorë të kastit dhe me premtimin për skena spektakolare, sezoni i tretë i “House of the Dragon” pritet të jetë një nga ngjarjet televizive më të mëdha të vitit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër