Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Nga Xh M
344 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dy shqiptarë, 27 dhe 38 vjeç, me banim në Parabiago kanë rënë në pranga nga policia italiane.

Sipas mediave të huaja, të dy akuzohen për komplot për shpërndarjen e narkotikëve.

Arrestimi, pasoi një aktivitet kompleks hetimor, të kryer me ndihmën e përgjimeve telefonike dhe atyre mjedisore , të cilat konstatuan aktivitet intensiv të trafikut të kokainës, veçanërisht midis prillit dhe qershorit 2024.

Vlerësohet se të dy kanë transportuar më shumë se 20,000 doza narkotikësh në marrëveshje të shumëfishta në komunat Canegrate, Parabiago dhe San Giorgio su Legnano, për një xhiro prej mbi 700,000 eurosh.

Lëvizjet, të cilat ndodhën përgjatë rrugëve të qytetit me takime dhe shkëmbime të papritura kishin të bënin me furnizimin e sasive të mëdha të destinuara për shitje me pakicë.

Përveç dy të arrestuarve, dy të tjerë , gjithashtu me kombësi shqiptare, iu nënshtruan detyrimit për t’u paraqitur, të cilët u mbajtën përgjegjës për të njëjtën aktivitet të trafikut të drogës me dy bashkëkombësit e tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër