Orientimi ekonomik i vendit – Ekspertët, turizmi i rëndësishëm por i brishtë, të fokusohemi drejtë sektorëve të qëndrueshëm

Nga Xh M
299 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në qarqet e ekspertëve të ekonomisë ka nisur debati rreth fokusit që duhet të ketë ekonomia e vendit në kushtet e vazhdimit apo zgjerimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. Sipas ekspertëve, turizmi megjithëse një nga sektorët më të rëndësishëm në Shqipëri mbetet shumë i ndjeshëm ndaj zhvillimeve gjeopolitike.

“Me turizmin kemi ecur mirë por me turizëm nuk bëhesh i pasur”, u shpreh eksperti Klodian Muco.

“Turizmi është një sektor shumë i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare dhe gati ¼ e ekonomisë vijnë nga sektori i turizmit. Rinasi që kapi një rekord prej 11 milion pasagjer vitin e kaluar një pjesë e rritjes prej 22% ka qenë ato të Lindjes së Mesme dhe nga konflikti patjetër që do të ndikojë”, tha eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli.

Nga ana tjetër ekonomistët propozojnë si prioritet bujqësinë dhe sektorin energjetik.

“Po merren masa për sa i përket investimeve, për kreditë e buta në bujqësi duke e çuar pak më tepër në këtë sektor”, tha ai.

Për të shmangur goditjet nga faktor të jashtëm, ekspertët rekomandojnë zhvendosjen drejt një ekonomie që mbështetet te prodhimi vendas, industria dhe agro-industria, inovacioni dhe teknologjia, pa harruar investimet në kapitalin njerëzor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër