Osmani për CNN: Kompromisi vlera më e madhe në politikë, të punojmë me njëri-tjetrin

Nga D V
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 09 qershor, Zhurnal.mk – Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, në një intervistë për CNN International ka folur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Përgjatë kësaj interviste, presidentja e 6-të e vendit, tha se zëri i qytetarëve këtë herë ishte edhe më i qartë se ata duan kompromis midis forcave politike në mënyrë që institucionet të krijohen së bashku e jo vetëm nga një forcë politike, transmeton Klankosova.tv.

Ajo shtoi se ndërsa vendet e tjera në rajon mund të zgjedhin rrugën ku dikush kontrollon gjithçka, Kosova ka qenë gjithmonë model ku bashkimi dhe puna e përbashkët e forcave politike për interesat nacionale ka sjellë përfitime brenda dhe jashtë vendit.

“Kompromisi është vlera më e mirë që mund të kesh në politikë. Pra, të gjithë do të duhet të punojnë me njëri-tjetrin. Dhe ne jemi gati t’i japim vendit tonë pikërisht këtë”, u shpreh ajo, duke saktësuar se është herët të thuhet se si do të sillen partitë e tjera.

Osmani tha se LDK është e gatshme të ulet dhe të bisedojë me partitë politike, duke përjashtuar Listën Serbe.

“Jemi gati të ulemi dhe të bisedojmë me partitë politike, partitë e shumicës. Natyrisht, nuk duam të bisedojmë me partinë e vetme serbe që ka marrë pjesë në akte agresioni dhe shkelje të rendit kushtetues të Kosovës. Por çdo parti tjetër këtu, të gjithë rivalët e tjerë politikë janë të mirëpritur”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër