Shkup, 10 nëntor, Zhurnal.mk – Pa energji elektrike sot nga orë 8:30 deri në orën 11:30 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Sreqko Puzhallka”, “Tovarnik” dhe konsumatorët që furnizohen nga TS “Strelishte Kamnik” në komunën e Gazi Babës.
Nga Qendra për menaxhim me kriza informojnë se nga ora 8:35 deri në orën 11:35 pa rrymë do të mbesin edhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Arhiepskop Dositej” dhe “Pavle Iliq” në komunën e Çairit.
Në periudhën nga ora 9 deri në orën 12, do të ketë ndërprerje në furnizimin me energji elektrike për përdoruesit nga rruga 4 numër 1 dhe shtëpitë përreth në vendbanimin Rzhaniçino, komuna Petrovec.
Nga ora 11:55 deri në orën 15 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Metodija Mitevski” dhe “Petra Içko” në komunën e Çairit, ndërsa nga ora 12 deri në orën 15 ndërprerje rë energjisë elektrike do të kenë shfrytëzuesit e rrugëve “Modest Musorgski”, “Karl Hrom” dhe “Karl Liebneht” në komunën e Gazi Babës.
Nga QMK-ja shtojnë se ndërprerja është për shkak të punimeve në rrjetin e shpërndarjes së enegjisë elektrike.

