9
Shkup, 10 nëntor, Zhurnal.mk – Pa ujë sot nga ora 8:30 do të mbetet një pjesë e shfrytëzuesve në rrugën “Xhon Kenedi”, ndërsa me presion të zvogëluar në furnizimin me ujë do të mbetet lagjja Fushë Tophanë.
Nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” informojnë se ndërprerja është për shkak të realizimit të kyçjes së ujësjellësit F-250 në F-125 mm në rrugën “Ferid Zairi”, nr. 12.
Nga ndërmarrja shtojnë se furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e aktiviteteve punuese.
