“Paç fat në Championship”, tifozi i Arsenalit e ngacmon brutalisht Romeron në rrugën e Londrës

Nga D. V.
274 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një tifoz i Arsenalit bëri një shaka brutale pasi u takua me mbrojtësin e Tottenham Hotspur, Cristian Romero, në rrugët e Londrës.

Tottenham Hotspur po e përjeton një sezon të tmerrshëm në Ligën Premier, ku kulmi ka ardhur në vitin 2026 ku ende nuk di për fitore.

Kjo formë e dobët ka bërë që Spurs të bien në zonën e rrezikshme për rënie nga kategoria dhe kjo po iu pëlqen tifozëve të tyre rivalë nga Londra.

I tillë ishte një tifoz i Arsenalit, i cili së fundmi e ka ngacmuar në rrugët e qytetit mbrojtësin argjentinas, Romero.

“Paç fat në Championship”, i tha tifozi, duke e lënë Romeron dukshëm të shtangur ndërsa largohej.

Romero, i cili kishte dhimbje të dukshme dhe e kishte këmbë të fashuar, tani do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju.

Mbrojtësi u zëvendësua duke qarë gjatë humbjes 1-0 të së dielës ndaj Sunderland pas një përplasjeje të keqe me portierin e Spurs, Antonin Kinsky, ndërsa mbronte një top nga sulmuesi i Sunderland, Brian Brobbey.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër