Paralajmërimet për reshje shiu, komuna e Prishtinës – qytetarëve: Kujdes në komunikacion, ka rrezik për përmbytje

nga D. V.

Komuna e Prishtinës, ka reaguar me paralajmërimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga ku është thënë se nga 1 deri më 3 tetor 2025 pritet të ketë reshje të dendura shiu në Prishtinë dhe rrethinë.

Komuna ka thënë se këto reshja mund të shkaktojnë probleme në qarkullim, rrezik për përmbytje të shpejta, si dhe vështirësi në zonat urbane.

Kësisoj, komuna ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes në komunikacion për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit, dhe që të, shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

Postimi i plotë :

Paralajmërim për mot të keq në Kryeqytet

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga 1 deri më 3 tetor 2025 pritet të ketë reshje të dendura shiu në Prishtinë dhe rrethinë. Këto reshje mund të shkaktojnë probleme në qarkullim, rrezik për përmbytje të shpejta, si dhe vështirësi në zonat urbane.Temperaturat pritet të ulen ndjeshëm, duke arritur deri në 1–2°C.Në zonat malore pranë Kryeqytetit ka gjasa të shfaqen reshje bore, sidomos gjatë netëve më të ftohta ose në rast të reshjeve të vazhdueshme.Këshillë për qytetarët:

Kujdes në komunikacion për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit.

Shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

Ju lutemi që të jeni të kujdesshëm dhe të merrni masat e nevojshme për siguri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More