Paris Guri pret përfaqësues të BDI-së, thekson rolin e rinisë në vendimmarrje

Nga Xh M
395 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 1 prill Zhurnal.mk – Ish-deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe njëherësh Kryetar i Forumit të Rinisë, Paris Guri, ka pritur në një takim përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) nga Maqedonia e Veriut.

Në këtë takim morën pjesë Ylli Paçuku dhe Janina Dardhishta, anëtare e Forumit Rinor të BDI-së, me të cilët u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet të rinjve dhe forcimin e lidhjeve politike në rajon.

Guri bëri të ditur se gjatë bashkëbisedimit është theksuar rëndësia e përfshirjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse, duke vlerësuar rolin e tyre në ndërtimin e politikave dhe të ardhmes së rajonit.

Takimi u konsiderua si një hap pozitiv drejt rritjes së bashkëpunimit ndërmjet strukturave rinore dhe forcimit të komunikimit politik mes të rinjve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër