Partitë politike vazhdojnë fushatën me tubime në disa qytete të Kosovës

Nga D. V.
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 02 qershor, Zhurnal.mk – Partitë politike do të vazhdojnë sot aktivitetet e tyre elektorale me tubime dhe takime me qytetarët në disa komuna të Kosovës, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubim zgjedhor në Fushë Kosovë duke filluar nga ora 16:30, ndërsa në orën 19:00 do të organizojë një tjetër tubim në Gjakovë, në Parkun e qytetit.

Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojë aktivitetet e saj në tre qytete. Tubimi i parë do të mbahet në Mitrovicë në orën 17:00, pasuar nga takimi me qytetarët në Istog në orën 18:30, ndërsa aktivitetet e ditës do të përmbyllen me një tubim në Prishtinë në orën 20:30.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës ka paraparë tri tubime zgjedhore gjatë ditës së sotme. Fillimisht, në orën 17:00 do të qëndrojë në Viti, më pas në Gjilan në orën 18:30 dhe në fund në Kamenicë në orën 20:00.

Ndërkohë, Aleanca do të mbajë tubim elektoral në Prizren, me fillim nga ora 20:00.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër