Partitë politike vazhdojnë fushatën zgjedhore, sot tubime në disa komuna të Kosovës

Nga D. V.
247 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 01 qershor, Zhurnal.mk – Partitë politike vazhdojnë aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, me tubime dhe takime elektorale në disa qytete të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje do ta nisë agjendën e saj me tubim zgjedhor në Rahovec, duke filluar nga ora 17:30. Në ora 19:00, LVV-ja do të mbajë tubim në Suharekë, në Shtëpinë e Kulturës, ndërsa aktivitetet e ditës do t’i përmbyllë me tubim në Malishevë, në shkollën “Ismail Qemali” në fshatin Bellanicë, duke filluar nga ora 21:00.

Partia Demokratike e Kosovës do të organizojë tubim me gratë në ora 16:00, në hotelin “Emerald” në Prishtinë. Më pas, në ora 18:00, PDK-ja do të mbajë tubim zgjedhor në Malishevë, në oborrin e shkollës “Ibrahim Mazreku”, ndërsa në ora 19:30 do të zhvillojë tubim në Drenas, në sheshin “Fehmi Lladrovci”.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë tubim zgjedhor në Rahovec në ora 17:00, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”. Në vazhdim, në ora 18:30, LDK-ja do të takojë qytetarët në Prizren, në Sheshin e Lidhjes, ndërsa në ora 20:00 do të mbajë tubim në Dragash, në hotelin “Meka”.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë tubim zgjedhor në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve të saj për fushatën zgjedhore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër