Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit e Vanesës: Ju kërkoj falje

Nga D. V.
371 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Marrëdhënia mes Indrit dhe Vanesës në Ferma VIP 3 duket se nuk ka më vend për dyshime.

Mbrëmjen e djeshme (e martë) çifti ka shkëmbyer puthjen e parë pasionante mes tyre, duke i dhënë kështu një formë romancës.

Pas puthjes, këngëtarja ka reaguar me humor dhe disi në siklet, duke prezantuar përmes ekranit partnerin e saj me prindërit.

“T’i them diçka mamit dhe babit, sepse do na shohin. Mami, babi ky është Indri, mund t’ju ketë mërzitur pak, por…”, u shpreh ajo.

Indri, nga ana e tij, është shprehur se i vjen keq nëse kanë krijuar shqetësim dhe ka kërkuar mirëkuptim, duke theksuar se mes tyre tashmë nuk ka më pengesa dhe se janë duke e jetuar lirshëm raportin e tyre brenda formatit.

“Më vjen shumë keq dhe ju kërkon falje, por tani nuk ju mërzis më. Jemi pa bllokime, lë të ndodh çfarë të jetë e shkruar”, tha aktori.

Vanesa nga ana tjetër ka lënë jashtë të dashurin për raportin me Indrin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër