Pastrohet deponia në fshatin Tearcë pas shumë vitesh, Daut Memishi: Po i japim hapësirës një pamje të re

Nga Xh M
896 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tearcë, 15 korrik Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka bërë të ditur se ka nisur aksioni për pastrimin e deponisë në fshatin Tearcë, e cila sipas tij, për shumë vite kishte mbetur e papastruar dhe e mbuluar nga mbeturinat.

Memishi theksoi se me këtë ndërhyrje po i jepet një pamje krejtësisht e re kësaj hapësire, duke kontribuar njëkohësisht në mbrojtjen e mjedisit, përmirësimin e pastërtisë dhe krijimin e një ambienti më të shëndetshëm për banorët.

“Pas shumë vitesh, deponia në fshatin Tearcë po pastrohet nga mbeturinat e grumbulluara, duke i dhënë kësaj hapësire një pamje krejtësisht të re. Me këtë aksion po kontribuojmë drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit, përmirësimin e pastërtisë dhe krijimin e një ambienti më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët. Tearca e pastër është përgjegjësi e përbashkët”, ka shkruar Memishi.

Aksioni është pjesë e angazhimeve të Komunës së Tearcës për përmirësimin e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit në të gjitha vendbanimet e komunës.

https://www.facebook.com/share/r/1FoG4CT6WX

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër