PDK: Pretendimet se na është ofruar posti i Presidentit të pavërteta dhe spekulative

Nga Xh M
291 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dalë me deklaratë për pretendimet se PDK-së i është ofruar posti i Presidentit.

Në reagim thuhet se pretendimet janë të pavërteta dhe speculative.

“Lidhur me raportimet e fundit, sqarojmë se pretendimet se PDK-së i është ofruar posti i Presidentit janë të pavërteta dhe spekulative. Sot, Partia Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku u vendos që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm”, thuhet në njoftim.

“I bëjmë thirrje mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të verifikuara. PDK mbetet e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ofrojë informata të sakta dhe në kohë për çdo çështje me interes publik. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, përmbyllet njoftimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër