Peleshi: Bashkëpunimi parlamentar me Austrinë do të vijojë të forcohet

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me kryetarin Michael Hammer dhe delegacionin e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë të Këshillit Kombëtar të Austrisë.

Peleshi theksoi marrëdhëniet e hershme të miqësisë mes Shqipërisë dhe Austrisë, të forcuara ndër vite përmes bashkëpunimit politik dhe shkëmbimeve në fusha të ndryshme.

“Shqipërinë dhe Austrinë i lidh një miqësi e hershme, e forcuar ndër vite nga bashkëpunimi politik dhe shkëmbimet në shumë fusha”, theksoi ai.

“Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë”, u shpreh Peleshi.

Ai nënvizoi se bashkëpunimi mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit Kombëtar të Austrisë do të vijojë të forcohet, duke veçuar edhe projektin e përbashkët “Punishtja e Demokracisë”.

Sipas Peleshit, kjo nismë përbën një shembull të bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe kontribuon në edukimin qytetar dhe demokratik të brezit të ri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër