Tiranë, 5 maj, Zhurnal.mk –Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim me kryetarin e Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu, në kuadër të angazhimeve të tij në Kopenhagen, Danimarkë.
Peleshi theksoi në një postim në rrjetet sociale se, shkëmbimet parlamentare dhe bashkëpunimi mes dy vendeve mbeten thelbësore për avancimin drejt Bashkimit Europian dhe për ndarjen e përvojave në këtë rrugëtim.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe mbledhja e ardhshme e Komitetit të Ministrave në Kishinau, ku Moldavia, si vend kryesues, do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, theksoi Peleshi.
