Për çdo vit nga 1000 raste të reja me kancerin e gjirit, paralajmërohet koncept i ri i skriningut

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 tetor Zhurnal.mk – Rreth 1.000 raste të reja me kancer të gjirit regjistrohen çdo vit në vend, ndërsa aktualisht rreth 7.000 paciente janë duke u trajtuar ose janë trajtuar për këtë sëmundje.

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, në “Mëngjesin rozë” të organizuar nga HEMA-ONKO, theksoi se ngritja e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit mbetet një nga prioritetet. Ai nënvizoi se për një trajtim të suksesshëm është e domosdoshme që sëmundja të zbulohet në kohë. Sipas Klekovskit, një nga problemet kryesore aktualisht është programi i skriningut për kancerin e gjirit, i cili, sipas raportit të Entit Shtetëror të Revizionit, është vlerësuar si i pasuksesshëm.

“Duhet ta rishqyrtojmë tërësisht konceptin dhe shpresoj që shumë shpejt, së bashku me HEMA-ONKO, të promovojmë një koncept të ri për programin e skriningut”.

Duke folur për trajtimin e pacienteve, ministri informoi se dy ilaçe për kancerin e gjirit janë përfshirë në listën pozitive. Kjo u mundëson pacienteve që marrin terapi kronike t’i marrin ilaçet në barnatore, në vend që të paraqiten në Klinikën e Onkologjisë. Sipas tij, furnizimi me ilaçe aktualisht është stabil, por Ministria e Shëndetësisë po analizon masa shtesë për tejkalimin e ndërprerjeve në furnizimin me terapi.

Vetëkontrollet e rregullta dhe zbulimi i hershëm mund ta rrisin ndjeshëm mundësinë për trajtim të suksesshëm të kancerit të gjirit. Te gratë tek të cilat sëmundja zbulohet në fazat e hershme, shkalla e mbijetesës tejkalon 99 për qind.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër