Shkup, 31 korrik, Zhurnal.mk – Në tremujorin e dytë të vitit, çmimi më i lartë i arritur për një banesë të re të shitur nga investitori ka qenë 206.640 denarë për metër katror (3.360 euro). Kjo do të thotë se për një banesë prej 50 m² në Qendër janë paguar 168.000 euro, tregon Raporti i Regjistrit të Çmimeve dhe Qiramarrjeve për periudhën prill–qershor.
Te banesat e vjetra, çmimi më i lartë për metër katror është regjistruar në Ohër, me 197.408 denarë (3.200 euro), ku për një banesë prej 66 m² janë paguar 211.200 euro.
Në periudhën 1 prill – 30 qershor janë regjistruar 8.369 transaksione (shitblerje dhe qira), që paraqet rritje prej 7,9 % krahasuar me tremujorin e parë, duke treguar aktivitet të shtuar të tregut.
Vlera totale e tregut të pasurive të paluajtshme në tremujorin e dytë arrin 351,7 milionë euro, një rritje prej 27,3 % krahasuar me tremujorin paraprak.
Regjistri evidenton:
• 977 shitje nga investitorët (943 banesa dhe 34 shtëpi),
• 943 banesa të reja në gjithë territorin e shtetit – 32 % më shumë se në tremujorin e parë,
• 28.352 fletë pararegjistrimi ndërtimi në Kadastër, që tregojnë se objektet janë në fazë ndërtimi dhe së shpejti do të dalin në treg.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2026:
• numri i banesave të shitura është rritur 37 %,
• vlera e tyre totale është rritur 43 %,
• shitjet e shtëpive janë rritur 13 %, ndërsa vlera 22 %,
• te tokat bujqësore dhe pyjet, numri i shitjeve është rritur 7 %, vlera 14 %,
• hapësirat afariste kanë rënie të vlerës totale prej 7 %, por rritje të numrit të shitjeve prej 21 %,
• objektet industriale shënojnë rritje të vlerës së shitjeve prej 97 %, ndërsa numri i shitjeve ka rënie 16 %,
• te trualli ndërtimor ka rritje të vlerës 10 % dhe rritje të numrit të shitjeve 16 %,
• 203 garazhe të shitura – rritje prej 34 % në numër dhe 46 % në vlerë.
Shitjet sipas komunave:
• banesa më së shumti në Aerodrom – 297,
• shtëpi më së shumti në Manastir – 64,
• hapësira afariste më së shumti në Qendër – 33,
• tokë bujqësore/pyje më së shumti në Kumanovë – 79,
• truall ndërtimor më së shumti në Kumanovë – 45.
Në tremujorin e dytë të vitit 2026 janë shitur pasuri të paluajtshme me sipërfaqe totale prej 7.818.624 m² dhe vlerë të arritur prej 21.557.508.806 denarësh.
